Eric ten Hag ka lënë të kuptohet se Jadon Sancho së shpejti mund të luajë për Manchester United pas një mungese tre mujore.
Sancho ka luajtur për herë të fundit për United më 22 tetor. Sidoqoftë, tani duket se ai mund të kthehet për ndeshjen e së shtunës në FA Cup kundër Reading, la të kuptohej Ten Hag.
“Po stërvitet me ekipin dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas. Ai është duke përparuar, duke ecur përpara hap pas hapi dhe ne do të marrim një vendim pas seancës së ardhshme stërvitore. Sancho i është rikthyer stërvitjeve të ekipit dhe duhet të shohim se kur të jetë gati”.
Në dimër, 22-vjeçari shkoi në Holandë për të punuar në fitnesin e tij me trajnerë të rekomanduar nga Erik ten Hag.
Rikthimi i tij do t’i japë trajnerit më shumë opsione. /G.D abcnews.al/