Pse gabimet na ndikojnë më shumë se sukseset?

schedule16:15 - 27 Janar, 2023

schedule 16:15 - 27 Janar, 2023

Rezultati i hulumtimeve nga psikologët tregon se njerëzit priren t’i konsiderojnë përvojat negative më të rëndësishme se sa janë në të vërtetë dhe të fokusohen më shumë në të dështimet e tyre sesa në sukseset e tyre.

Siç raportoi “New York Times”, psikologët ekzaminuan qëndrimin negativ të natyrshëm të njerëzve ndaj vetes dhe arritën në përfundimin se ne kemi evoluar në atë mënyrë që përvojat dhe gabimet negative janë më të rëndësishme për ne sesa sukseset.

“Vetëkritika ndikon në mendjen dhe trupin tonë”, përfundoi Richard Davidson, themelues dhe drejtor i Qendrës për Mendje të Shëndetshme në Universitetin e Wisconsin-Madison.

“Gjatë evolucionit, njerëzit i konsideronin të metat, gabimet dhe dështimet tona si më të rëndësishme se sukseset tona”, shpjegoi ai.

Ai shtoi se një mënyrë e tillë e të menduarit mund të ndikojë në produktivitetin tonë dhe trupin tonë, duke shkaktuar inflamacione të ndryshme, sëmundje kronike dhe përshpejtimin e plakjes.

Megjithatë, ky nuk është fundi, sepse vetëkritika mund të kthehet në një mundësi për të bërë diçka që mund të kontribuojë në përparimin personal.

Dhe kur pyeten pse jemi kaq të rreptë me veten, shkencëtarët shpjegojnë se kur bëjmë një gabim, nuk arrijmë të vërejmë se kemi aktivizuar një mekanizëm që monitoron punën e mendjes dhe sjelljes sonë.

“Na ndihmon të vërejmë gabimet tona. Në disa raste kur na kërcënohet integriteti, është e rëndësishme që ndërgjegjia të na tregojë se çfarë është e rëndësishme, çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe dhe që mendja të mund të ndajë të mirën nga e keqja”, thonë ata.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!