Këshilli i Integrimit/ Balla: Shqipëria po bën hapa para drejt BE

schedule14:17 - 27 Janar, 2023

schedule 14:17 - 27 Janar, 2023

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, ku e pranishme ishte dhe Raporterja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos.

Në fjalën e tij Balla tha se Takimi i sotëm i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian përpos rëndësisë së momentumit që mbart vis a vis procesit të Integrimit, organizohet me pjesëmarrjen e Reporteres për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Znj. Isabel Santos. Sipas Ballës, Shqipëria po bën përpara në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Ka përfunduar takimi dypalësh me Komisionin Europian për grupkapitujt e parë të Demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut gjë që dëshmonë vendosmërinë e Shqipërisë për të mos humbur kohë në këtë proces. Sigurisht nuk dua të ndalem në detajet që mbart ky proces pasi Kryenegociatorja do të detajojë hapat e mëtejshëm që vendi ynë pritet të ndërmarrë në këtë proces”, tha Balla.

Fjala e plotë:

Takimi i sotëm i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian përpos rëndësisë së momentumit që mbart vis a vis procesit të Integrimit, organizohet me pjesëmarrjen e Reporteres për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Znj. Isabel Santos.

Një mesazh tejet i rëndësishëm përcillet sot nga Kuvendi i Shqipërisë duke theksuar hapat e shpejtë që vendi ynë po bën përpara në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ka përfunduar takimi dypalësh me Komisionin Europian për grupkapitujt e parë të Demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut gjë që dëshmonë vendosmërinë e Shqipërisë për të mos humbur kohë në këtë proces. Sigurisht nuk dua të ndalem në detajet që mbart ky proces pasi Kryenegociatorja do të detajojë hapat e mëtejshëm që vendi ynë pritet të ndërmarrë në këtë proces.

Ajo që dua të theksoj në këtë takim është roli që Kuvendi duhet të ketë në këtë proces në vijimësi. Të bindur mbi rolin qëndror dhe kontributin që Kuvendi mund dhe duhet të jape në këtë proces kemi ngritur së bashku me opozitën Komisionin e Posaçëm për të rishikuar rolin e Kuvendit në këtë proces.

Ndër objektivat e këtij Komisioni Ad Hoc është rishikimi i rolit të Komisionit për Integrimin në BE dhe padyshim dhe i Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian (KKIE),
duke ju referuar modeleve më të suksesshme dhe mësimeve të nxjerra nga Shtete të cilat kanë kaluar para nesh këtë proces.

Gjej rastin ta ritheksoj faktin se roli i shoqërisë civile dhe i ekspertëve është i mirëpritur në këtë debat të hapur mbi rishikimin e rolit të Kuvendit dhe organeve parlamentare nëpërmjet propozimeve konkrete të drejtuara Komisionit.

Komisioni i posaçëm padyshim javët në vazhdim do të dalë me një raport në lidhje me ndryshimet që do të duhet të reflektohen në Ligjin nr 15 i vitit 2015 “për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian” duke synuar forcimin e rolit të tij në raport me këtë proces kaq të rëndësishëm për Shqipërine.