Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka komentuar nismën e Ervin Salianjit për mbledhjen e firmave me qëllim shkarkimin e Enkelejd Alibeajt. Në një intervistë për emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, ai tha se lëvizja dështoi pasi nuk u mbështet nga gjithë grupi i Berishës.
“Cilido bën zgjedhjet e tij politike. Liria e mendimit dhe e zgjedhjes, e respektoj gjithmonë. Sa i përket asaj iniciative, synonte copëzimin e mëtejshëm e PD prandaj as nuk e kam mbështetur dhe nuk do e mbështes asnjë lëvizje që bëhet për interesa personale. Ajo lëvizje dështoi që në nisje.
Salianji nuk bëri bashkë dot as njerëzit që janë rreshtuar krah Berishës. Jo të gjithë ata që ishin krah Berishës ishin dakord me nismën e Salianjit. Unë vazhdoj të kem të njëjtën bindje sikundër pa asnjë diskutim, nuk i kemi fryrë zjarrit të përçarjes prandaj nuk jemi bërë pjesë e konfliktit të brendshëm.
Kemi bërë përpjekje për të pasur bashkëpunim me demokratët në zgjedhjet lokale. Nuk ka asnjë rrjedhje nga grupi ynë parlamentar”, tha Bardhi./abcnews.al