VIDEO/Për herë të parë pas 11 vitesh, dëbora mbulon Saharanë pranë kufirit me Marokun

schedule14:44 - 26 Janar, 2023

schedule 14:44 - 26 Janar, 2023

Shkretëtira e Saharasë në Algjerinë jugperëndimore është mbuluar me dëborë për herë të parë pas 11 vitesh.

Pas një thatësire dymujore në rajonin Bashar të Algjerisë, pranë kufirit me Marokun, temperaturat e ftohta që goditën këtë pjesë të Afrikës në mënyrë krejtësisht të papritur sollën borë.

 

Këtë herë banorët e zonës u veshën ngrohtësisht me pallto dhe shalle dhe u ngjitën në dunat e rërës të mbuluara me borë. Megjithatë, pas disa orësh bora filloi të shkrihej.

Disa, megjithatë, arritën të regjistrojnë me celularët e tyre këtë fenomen të pazakontë dimëror në shkretëtirë.

E famshme si “Porta e Shkretëtirës”, për shkak të vendndodhjes së saj buzë Saharasë, e strehuar në malet e Atlasit, e rrethuar nga kodra dhe duna të larta, u mbulua plotësisht nga dëbora. Sipas Shërbimit Meteorologjik Algjerian, dëbora pritet edhe në zona të tjera të shkretëtirës së vendit./abcnews.al