Artistja krijon pikturën më të madhe në botë me erëza

schedule14:37 - 25 Janar, 2023

schedule 14:37 - 25 Janar, 2023

Një artiste fitoi një rekord botëror Guinness kur përdori erëza për të pikturuar një flutur me përmasa 908.39 metra katrorë.

Preethi Vijay nga Surrey përdori shafranin e Indisë dhe karafilin në pikturën e saj, për të cilën Rekordet Botërore Guinness konfirmuan se ishte piktura më e madhe në botë me erëza.

Vijay, një ish-inxhiniere softuerësh, është një artiste autodidakte tani shet veprat e saj në rrjetet sociale. Artistja tha se zgjodhi të punonte me materiale natyrore.

“Më pëlqen të punoj me kafe,” tha Vijay për CTV News. “Pastaj papritur më lindi ideja për të punuar me erëza si shafrani i Indisë dhe ngjyra ‘të gjalla’.”

Më tej, Vijay shtoi se pëlhura gjigante për pikturën e saj me erëza rekord ishte marrë nga qyteti i saj i lindjes, Chennai, Indi, dhe boja e saj ishte bërë nga një përzierje prej 11 kilogramësh erëzash./abcnews.al