Kurti: Po vlerësojmë dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, nuk do të mungojë ndihma

schedule11:04 - 25 Janar, 2023

schedule 11:04 - 25 Janar, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë duke bërë vlerësimin për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në disa komuna. Në mbledhjen e qeverisë, ai tha se dëmet janë të mëdha, por krahas rimëkëmbjes duhet të bëhet edhe rivlerësimi i sjelljes karshi natyrës.

Ai kërkoi hetime  për shkaktarët e këtyre vërshimeve. Ndërkohë, potencoi se ndihma nuk do të mungojë karshi komunave të përmbytura.

Kujtojmë se opozita ka kritikuar vazhdimisht Qeverinë e Kosovës për mungesë të reagimit të shpejtë karshi situatës me vërshime.

/Kosovapress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!