30-vjeçari në Poliçan i jep fund jetës, çfarë deklarojnë familjarët

schedule10:45 - 25 Janar, 2023

schedule 10:45 - 25 Janar, 2023

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Poliçan, pasi një 30-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij duke u hedhur kati i dytë i pallatit ku jetonte.

Shtetasi F.D ka ndërruar jetë në autoambulancë duke u transportuar në Spitalin Rajonal Berat, ndërsa familjarët janë shprehur se i riu vuante prej kohësh nga depresioni.

Njoftimi i policisë:

Poliçan/Informacion paraprak

Më datë 25.01.2023, rreth orës 10:00, në qëndër të qytetit të Poliçanit, dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i pallatit, ku jetonte, shtetasi F.D., 30 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në autoambulancë duke u transportuar për në Spitalin Rajonal Berat.

Nga deklarimet e familjarëve shtetasi F.D., vuante prej disa kohësh nga depresioni.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.r.t/abcnews.al