Arrestimi dhe burgimi i Dani Alves, i akuzuar për përdhunimin e dyshuar të një gruaje të re në një klub nate të Barcelonës më 30 dhjetor, vazhdon të shkaktojë shumë bujë.
Me këtë rast, është media spanjolle El Correo ajo që ka zbuluar strategjinë e ndjekur nga Mossos d’Esquadra (policia rajonale e Katalonjës) për ta bërë futbollistin brazilian të kthehet në Spanjë për të bërë një deklaratë vullnetare.
Dani Alves, i cili ishte në Meksikë duke përmbushur kontratën që kishte nënshkruar me Pumas UNAM, skuadra meksikane e cila i ndërpreu marrëveshjen pas arrestimit, arriti një marrëveshje me avoktij e tij, për t’u kthyer në Barcelonë, shkruan abcnews.al marrë nga Marca.
Burimet e hetimit, megjithatë, kanë saktësuar se deri në atë moment ishte heshtur serioziteti i akuzave ndaj futbollistit dhe forca e supozuar e provave ndaj tij, për ta bërë pikërisht brazilianin të fluturonte vullnetarisht nga Meksika.
Paralelisht me deklaratën e viktimës së dyshuar, policia kishte mbledhur dëshmi dhe prova në vend nga e njëjta ditë në klubin e natës Sutton në Barcelonë.
Versionet që dha Dani Alves
Në deklaratën e Alves para gjyqtarit, lojtari ka pranuar, sipas rrjetit TV3, se ka qenë në atë klub nate, por ka pohuar se ka qenë vetëm për një periudhë të shkurtër kohe dhe mohon sulmin seksual që viktima i atribuon atij. Një histori që shkakton kontradikta me provat e mbledhura nga Policia.
Siç raporton TV3, Dani Alves ka deklaruar tre gjëra të ndryshme. Fillimisht ka thënë se nuk e njeh vajzën të cilën dyshohet se e ka sulmuar seksualisht, më pas ka komentuar se e ka parë por nuk ka ndodhur asgjë dhe në fund ka pohuar se ka qenë ajo. /G.D abcnews.al/