Ndarja mes Cristiano Ronaldos dhe Jorge Mendes është një temë që po gatuhet prej kohësh. Këtë e ka konfirmuar edhe gazeta “El Mundo” në një informacion ku shpjegon se largimi i portugezit nga Manchester United ishte pika kulmore e distancimit.
Sipas gazetës së lartëpërmendur, Cristiano Ronaldo i ka dhënë agjentit të tij një ultimatum.
“Më transfero te Bayern Munich ose te Chelsea, në të kundërt ndahemi këtu”, ka thënë sulmuesi portugez dhe Mendes i kishte kthyer përgjigje duke i thënë “je i çmendur” dhe nuk e konsideroi aspak një transferim të mundshëm në dy klubet e dëshiruara nga Cristiano.
“El Mundo” shkruan se të dy tashmë kishin disa fërkime kur Cristiano u largua nga Real Madrid. Lojtari donte të ishte një agjent i lirë për të qenë në gjendje të balaconte pagën e tij me atë të Leo Messit, por Mendes e këshilloi atë të qëndronte në klubin e “Los Blancos”./ h.ll/abcnews.al