Gjatë një vizite në një kamp emigrantësh në Teksas, zv/presidenti amerikan Majk Pens u shpreh se nuk ishte habitur nga kushtet e mjerueshme për shkak të mbipopullimit. Ai theksoi se pikërisht për këtë arsye kongresi amerikan duhet të reagojë sa më shpejt.
Zëvendës presidenti amerikan, Mike Pence, vizitoi një kamp për emigrantët që mbahen në kushte të mjerueshme në Teksas dhe denoncoi krizën e migracionit që “mbizotëron sistemin amerikan”. Ai u shpreh se nuk ishte i habitur nga ajo që pa. Pens theksoi se e dinte se do të gjente një sistem të mbipopulluar dhe për këtë arsye Kongresi duhet të veprojë sa më shpejt.
Në këtë kamp, në kufirin meksikan, mbahen 384 persona pa shtretër, dyshekë ose jastëkë. Reporterëve iu lejua të filmonin vetëm për 90 sekonda. Të paraburgosurit, të cilët thuhet se kanë kaluar kufirin ilegalisht, nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për t’u shtrirë të gjithë.
Pence akuzoi demokratët se kanë theksuar krizën e migracionit duke kundërshtuar nismat e Presidentit Donald Trump. Demokratët më në fund e kanë lejuar Kongresin të miratojë 6.4 miliardë dollarë ndihmë emergjente për t’u marrë me krizën e krijuar nga fluksi i emigrantëve në Shtetet e Bashkuara, kryesisht nga Amerika Qendrore. /ABC News Albania 24/7