Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Osmani takim me homologun italian: Na bashkon orientimi ynë i përbashkët për paqe e demokraci

schedule21:13 - 23 Janar, 2023

schedule 21:13 - 23 Janar, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu gjatë vizitës në Itali është pritur nga Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella. Përmes një postimi në Facebook, ajo shprehet se me Italinë “na bashkon orientimi ynë i përbashkët për paqe, demokraci e sundim të ligjit”.

“Në Romën historike pata kënaqësinë të mirëpritem nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me ç’rast u konfirmuan marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve tona dhe u diskutuan mundësitë e shumta për thellim të bashkëpunimit bilateral. Me Italinë e historisë së jashtëzakonshme, artit botëror, traditës kulinare e pejsazheve magjepëse ka kaq shumë gjera që na bashkojnë.

Por, mbi të gjitha na bashkon orientimi ynë i përbashkët për paqe, demokraci e sundim të ligjit. Andaj, së bashku diskutuam për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit si dhe për kontributin tonë të përbashkët për paqe e stabilitet në rajon”, ka shkruar Osmani në Facebook. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!