Mbrojtja Civile e Italisë është në gatishmëri në nëntë rajone të vendit për shkak të motit të keq. Rajonet që janë më të prekura nga moti ekstrem në këto momente janë Napoli, Ankona, Bari dhe Bolonja.
We take a closer look at the #weather in #Europe close to #Ancona in #Italy in the past 36 hours. #StaySafe and be prepared and follow official weather information. Data: @eumetsat pic.twitter.com/alrNiOgebP
— ASKMeteo (@ASKMeteo) January 23, 2023
Sipas parashikimeve të motit, temperaturat e ulëta, bora dhe shiu do të vazhdojnë në pjesën më të madhe të vendit deri në fund të javës.
Në rajonin Marche, ku u raportuan përmbytjet më vdekjeprurëse shtatorin e kaluar, autoritetet po monitorojnë vazhdimisht nivelet e lumenjve, ndërsa në ishullin e vogël Ischia, ku ndodhën rrëshqitjet vdekjeprurëse të dheut nëntorin e kaluar, 400 persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre si masë paraprake.
#SevereWeather ?
Villages buried by snow in #Italy.In the last few hours, more than 1 metre of snow ❄️ has accumulated in several localities, causing numerous problems. pic.twitter.com/SuOxoaav0z
— Meteored | YourWeather (@MeteoredUK) January 23, 2023
Në L’Aquila, në Italinë qendrore, shkollat mbetën të mbyllura dhe kryebashkiaku u kërkoi qytetarëve që të kufizojnë rreptësisht përdorimin e makinave të tyre.
Që nga dita e djeshme ka rënë borë edhe në Siçili – konkretisht në Sirakuzë, ku në vitin 2022 janë regjistruar temperaturat më të larta në të gjithë Europën.
/abcnews.al