Xavi, trajneri i Barcelonës ka folur sërish dje në konferencën për shtyp pas fitores ndaj Getafes për rastin e Dani Alves.
Pasi tha se ishte i befasuar dhe ndihej keq për brazilianin, ai sqaroi më qartë mendimet e tij.
“Mendoj se fjalët e mia janë keqinterpretuar. Nuk e shpjegova mirë veten. Është një temë e vështirë dhe e rëndësishme. Çdo dhunë duhet të dënohet, ne duhet të dënojmë të githë këto akte kushdo që i bën. I kërkoj ndjesë viktimës dhe viktimave të dhunës në bazë gjinore.
Kuptoj kritikat dhe kërkoj falje. Më vjen keq që Dani Alves arriti të bëjë këtë lloj akti. Më vjen keq, unë e mbështes viktimën. Kërkoj falje dhe ndihem keq sepse nuk u shpjegova mirë. E di që zëri im është i rëndësishëm dhe keqkuptimet më lëndojnë”, është shprehur Xavi./ h.ll/abcnews.al