Një anije pasagjerësh, e cila po udhëtonte nga ishulli Ponza për në Formia të Italisë, ka hasur në dallgë prej tetë metrash të premten (20/1), për shkak të motit të keq që mbizotëronte në zonë.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa, udhëtimi, i cili zakonisht zgjat pak më shumë se një orë për shkak të motit të keq, zgjati më shumë se pesë orë , ndërsa pasagjerët ishin në panik.
Huge wave crashes through Ferry in Ponza, Italy #Storm #Italy #Ponza #SeaStorm #Waves #UltimaHora #Ischia #Ponza #Formia #Europe #Tormenta #Tempesta #Climate #Weather #Viral pic.twitter.com/n16v7KTI7H
— Earth42morrow (@Earth42morrow) January 21, 2023
Pamjet nuk vonuan shumë për të bërë xhiron e internetit. Anija mbërriti në destinacionin e saj pa u lënduar asnjë nga 120 pasagjerët dhe nuk u regjistruan dëme./abcnews.al/