Ish-futbollisti i Barcelonës, Dani Alves mund të dënohet me burgim të gjatë. 39-vjeçari brazilian e ka gjetur tashmë veten pas hekurave, ku do të presë gjykimin për akuzat për ngacmim seksual. Sipas edicionit spanjoll të Marca, nëse Alves vërtetohet fajtor, ai përballet me 4 deri në 12 vjet burg.
Kujtojmë se në fund të dhjetorit, Dani Alves pushoi në një klub nate në Barcelonë.
Në sfondin e një skandali kaq të profilit të lartë, klubi meksikan Pumas ndërpreu kontratën me Dani Alves. /G.D abcnews.al/