Ministrat e Jashtëm të tre vendeve baltike (Letoni, Estoni, Lituani) i kanë bërë thirrje Gjermanisë që të dërgojë menjëherë në Ukrainë tanket “Leopard”.
“Ne, ministrat e jashtëm të Letonisë, Estonisë dhe Lituanisë, po i kërkojmë Gjermanisë që t’i dërgojë Ukrainës sa më shpejt tanke Leopard ,” tha në Twitter ministri i Jashtëm letonez Edgars Rinkevics.
“Kjo është e nevojshme për të ndaluar sulmin rus, për të ndihmuar Ukrainën dhe për të rikthyer paqen në Europë”, shtoi ai, duke nënvizuar se “Gjermania, si fuqia e parë europiane, ka një përgjegjësi të veçantë në këtë drejtim”.
Aleatët e Ukrainës u takuan të premten në Ramstein, Gjermani për të diskutuar dërgesat e armëve megjithatë nuk arritën të binin dakord për dorëzimin e armëve të rënda.
/abcnews.al