Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Defekti në tubacion lë Pogradecin pa ujë të pijshëm prej 2 ditësh

schedule22:07 - 20 Janar, 2023

schedule 22:07 - 20 Janar, 2023

Prej 2 ditësh, Pogradeci dhe njësia Buçimas me 5 fshatrat e saj janë pa ujë të pijshëm. Shkak është bërë çarja e tubit kryesor të furnizimit me ujë nga një firmë e cila po punon në Drilon për ndërtimin e rrugës.

Edhe pse prej dy ditësh punonjës të ujësjellësit vijojnë punën për rregullimin e defektit të rëndë, sërish defekti nuk  është riparuar. Sipas të dhënave nga Ujësjellësi i Pogradecit sot në mesditë është arritur të riparohet defekti, por për shkak të presionit, tubacioni kryesor është dëmtuar sërish.

Aktualisht punonjësit janë në terren dhe po punohet për normalizimin e situatës, ndërsa mijëra familje dhe qindra biznese kane mbetur pa ujë prej 48 orësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!