Shfaqën fotot e burgut ku u dërgua Dani Alves, sot gjykata e arrestoi me akuzën e përdhunimit

schedule21:55 - 20 Janar, 2023

schedule 21:55 - 20 Janar, 2023

Sipas gazetarit Alfredo Martinez, Dani Alves u dërgua në burgun Centro Penitenciario Brians 1 në Barcelonë këtë mbrëmje.

Legjenda e Barcelonës u vendos në modulin 5 së bashku me të ashtuquajturit “të burgosur të mbrojtur”. Kjo kategori përfshin, ndër të tjera, ata që akuzohen për krime të natyrës seksuale dhe që duhet të kufizohen nga ndikimi i jashtëm.

Kujtojmë se Alves u dërgua në paraburgim me akuzën e përdhunimit. Një vajzë 23-vjeçare e akuzon futbollistin për përdhunim. Ajo pretendon se ka ndodhur në banjën e klubit të natës Sutton në Barcelonë më 30 dhjetor.

Në mëngjesin e 20 janarit, Alves u shfaq në stacionin e policisë Les Corts në kryeqytetin katalanas për t’u marrë në pyetje. Pas arrestimit, Dani u dërgua në gjykatë, ku ndaj tij u zgjodh masa e përkohshme ndalimi pa të drejtë garancie.

Gjatë karrierës së tij, mbrojtësi ka luajtur për Sevilla, Juventus, Paris Saint-Germain dhe Sao Paulo. Në vitin 2022, futbollisti nënshkroi një kontratë me klubin meksikan Pumas. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!