Letra që mund të ndalojë luftën në duart e Jinping, Zonja e parë e Ukrainës mesazh liderit kinez

schedule15:12 - 20 Janar, 2023

schedule 15:12 - 20 Janar, 2023

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, konfirmoi të mërkurën se i kishte dorëzuar një letër delegacionit kinez në Davos të Zvicrës, duke e quajtur atë një ftesë për dialog me Pekinin.

Zonja Zelenska tha se letra i drejtohej liderit kinez Xi Jinping dhe përshkruante vizionin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për paqen në vendin e tij.

“Shpresoj shumë që do të ketë një përgjigje për këtë ftesë,” tha ajo për letrën.

Është planifikuar që Zelenska t’ia dorëzojë letrën anëtarit më të rëndësishëm të delegacionit kinez, zëvendëskryeministrit të vendit, Liu He, në mënyrë që më pas t’ia dorëzojë Xi Jinpingut.

Supozohet se pas kësaj, Xi Jinping do të diskutojë përmbajtjen e letrës me presidentin rus.

Zelenska komentoi gjithashtu rrëzimin e helikopterit të së mërkurës që vrau ministrin e brendshëm ukrainas dhe të paktën tre fëmijë në një periferi të Kievit, duke e quajtur incidentin një tragjedi.

“Fatkeqësisht, është vetëm një ditë tjetër e tmerrshme për Ukrainën. Nga jashtë, mund të duket se duhet të jemi mësuar tashmë me të, por nuk jemi”, tha ajo.

Zonja Zelenska tha se ajo e njihte personalisht ministrin e Brendshëm Denys Monastyrsky, i cili u vra së bashku me 17 të tjerë të mërkurën në mëngjes.

“Do të bëhet një hetim dhe do të zbulojmë arsyet e kësaj tragjedie”, tha ajo në përgjigje të një pyetjeje ku kërkoi informacion për përplasjen.

Pse pikërsiht Xi Jinping?

Para së gjithash, shumë zyrtarë kinezë e vlerësojnë gjithnjë e më shumë Putinin si “njeri të paqëndrueshëm”, duke shënuar një pikë kthese të rëndësishme në marrëdhëniet miqësore midis Rusisë dhe Kinës.

Tani duket se presidenti Xi Jinping mund të jetë duke bërë çmos për t’u distancuar nga Putini dhe lufta e tij pasi udhëheqësi kinez tani fokusohet në përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike me Perëndimin.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, Xi ka pushuar së kritikuari publikisht Putinin për luftën, por në nëntor ai lëshoi ​​​​një paralajmërim të drejtpërdrejtë për presidentin rus që të mos përdorte armë bërthamore në Ukrainë, qortimi më i madh publik ndaj Kremlinit.

Në publik, Ministria e Jashtme kineze ka folur vazhimisht për ekspansionizmin e NATO-s, “mentalitetin e Luftës së Ftohtë të Perëndimit” dhe dënoi gazetarët për përdorimin e fjalëve “luftë” ose “pushtim”.

Por ndërsa forcat e Moskës u shkatërruan në fushën e betejës, toni i Kinës ndryshoi.

Në një samit në Uzbekistan në shtator, Putin u detyrua të pranonte publikisht se Xi kishte “pyetje dhe shqetësime” pas takimit me të.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!