SPAK e do në burg për atentatin ndaj prokurorit/ Si shpëtoi Julian Meçaj atentatit me 40 plumba në Durrës

schedule14:05 - 20 Janar, 2023

schedule 14:05 - 20 Janar, 2023

SPAK dha sot detaje të operacionit ‘Komploti’ në kuadër të të cilët u arrestuan 5 persona dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë, si të implikuar në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, në rrethrrotullimin e Shkozetit më 1 nëntor 2019.

Një ndër personat në kërkim nga Prokuroria e Posacme është edhe Julian Meçaj, i njohur si mik i afërt i Plarent Dervishajt, gjithashtu në kërkim për këtë antetat.

Kush është Julian Meçaj?

Julian Meçaj është numri 2 i bandës së Durrësit, roli dhe ndikimi i të cilët u zbulua edhe më në detaje pas arrestimit të Adriatik Colit, një nga anëtaret e bandës.

Më 20 qershor të 2019 Julian Meçajt dhe Dervishajt iu bë një atentat në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë mbetën të plagosur të dy. Plarent Dervishaj, 47 vjeç, është kunati i Lul Berishës, ndërsa 36-vjeçari Meçaj është anëtari i bandës së tij, bandës së Durrësit.

gjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës, pranë mbikalimit të Shkozetit, në Durrës, ku dy të plagosurit ishin duke hipur në makinën e Dervishajt. Meçaj mori tre plumba në trup, ndërsa Plarent Dervishaj morri një plumb në këmbë.

Brenda makinës tip Rande Rover ishte edhe Bashkim Haxhija, mik i tyre, i vetmi i arrestuar për këtë ngjarje pasi akuzohet se qëlloi me armë në drejtim të autorëve./abcnews.al