Pas torturave ruse, blogeri moldav do të blejë dronë prej 100,000 dollarësh për Ukrainën

schedule19:44 - 19 Janar, 2023

schedule 19:44 - 19 Janar, 2023

Nikolai Lebedev është një nga blogerët më të njohur në segmentin rusishtfolës, me rreth 9.5 milionë ndjekës në Tik-Tok. Ai është me origjinë nga Moldavia dhe deri vitin e kaluar ka jetuar në Moskë.

Ai u arrestua në nëntor 2022 për postimin e një videoje që tregonte një ushtar rus duke hedhur granata ndaj vetes. Arsyeja zyrtare e arrestimit të tij ishte se ai kishte shkelur ligjet e imigracionit.

Një gjykatë e Moskës vendosi ta dëbonte atë nga Moska në Moldavi. Nekoglai regjistroi një video kërkim faljeje në të cilën shfaqej me kokën e rruar dhe shfaqte shenja rrahjeje në fytyrë. Më pas ai deklaroi se ishte torturuar në polici, ku u përpoqën ta përdhunonin me një shishe.

Tani Nekoglai ka regjistruar një video të re në të cilën thotë se ai “do të jetë armik i regjimit rus për pjesën tjetër të jetës së tij ” dhe do ta luftojë atë. Ai premtoi se do të blejë drone për ushtrinë ukrainase me rreth 100 mijë dollarë dhe do t’i dorëzojë personalisht ushtrisë ukrainase dhe kjo do të jetë temë e videos së radhës që do të ngarkojë. /abcnews.al