Lëvizje surprizë, Polonia merr një trajner me emër

schedule17:31 - 19 Janar, 2023

schedule 17:31 - 19 Janar, 2023

Lëvizje  surprizë për stolin e kombëtares polake. Siç raporton “sport.tvp.pl ”, presidenti i federatës së futbollit, Cezar Kulesza, ka vendosur që Paulo Bento të jetë zëvendësuesi i Czeslaw Michniewicz dhe trajneri i ri i “Shqiponjave”.

“Mund të konfirmoj zyrtarisht se do të jetë një trajner i huaj. Kemi një marrëveshje paraprake. Trajneri ka marrë një propozim nga ne dhe tani presim që ai të na kontaktojë dhe të pranojë kontratën që i kemi ofruar”, ka thënë numri një i kombëtares polake.

Bento, i cili drejtoi Korenë e Jugut në Botërorin e fundit, ka një eksperiencë të gjatë si trajner teksa 53-vjeçari ka drejtuar kombëtaren portugeze, Olimpiakos, Cruzeiro, dhe  Sporting Lisbone. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!