Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dështuan në atentatin ndaj Preng Palucës dhe gruas së tij, merr fund në Spanjë arratia e dy të rinjve

schedule13:55 - 19 Janar, 2023

schedule 13:55 - 19 Janar, 2023

Ka marr fund arratia e dy të rinjve të shpallur në kërkim për atentatin ndaj shtetasit Preng Paluca dhe bashkëshortes së tij.

Policia spanjolle njoftoi sot arrestimin e dy të rinjve shqiptarë, përkatësisht Hektor Ndoka dhe Edmir Vlashi, për llogari të drejtësisë shqiptare.

Sipas bluve Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka kishin planifikuar të kryenin vrasjen e Preng Palucës, por që fatmirësisht ngjarja u parandalua nga policia.

Si ndodhi ngjarja?

Çiftit i bashkëshortëve Preng dhe Antoneta Paluca, u zunë në pritë në afërsi të banesës së tyre në Kamëz.

Përgjatë rrugicës që të çon për në shtëpinë e tyre, ndodheshin vetëm 4 kamera sigurie të vendosura në biznese. Pas këqyrjes, ka rezultuar se asnjëra prej tyre nuk ka pasur fushëpamje të qartë e të fiksonte targën e mjetit të autorëve, ç’ka ndihmoi hetuesit për të rënë në gjurmët e tyre.

Nga hetimet ka rezultuar se në mjetin e autorëve ndodheshin dy persona, njëri prej të cilëve ka qëlluar me pistoletë.

Por, për të zbardhur dinamikën e plotë, policisë i është dashur të marrë dëshminë e 50 vjeçarit Preng Paluca dhe gruas së tij. Ai ka treguar se sapo ka hapur derën e makinës për të shkuar në banesë, autori i është afruar duke i vendosur dorën në xham dhe e ka qëlluar. Në atë moment, ka shpjeguar Paluca, ka tentuar t’i heqë armën, por duke u hasur në rezistencën e tij, autori është larguar.

50 vjeçari mori vetëm një plumb. Ai e preku fillimisht në dorë, ndërsa predha i përshkroi në brinjë. E njëjta predhë kapi në këmbë edhe bashkëshorten e tij, Antoneta Palucën, 41 vjeçe.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!