Shkarkimet e ujit në Vaun e Dejës, Shefi i emergjencave civile: Nuk përbëjnë rrezik, presim shtim të reshjeve

schedule17:42 - 18 Janar, 2023

schedule 17:42 - 18 Janar, 2023

Përmirësohet ndjeshëm situata e prodhimit të energjisë elektrike në vend.Për shkak të reshjeve të dendura të shiut Korporata Elektroenergjitike Shqiptare është detyruar që të nisë shkarkimin në hidrocentralin e Vaut të Dejës. Pëllumb Dani shefi i emergjencave civile në prefekturën e Shkodrës theksoi se situata tashmë është nën kontroll dhe shkarkimet arrijnë deri në 1700 m3 në sekond.

Ndërsa

Ndërsa paralajmëroi se në dy ditët e ardhshme priten reshje me intensitet më të lartë.

Në fierzë niveli i ujit ka arritur në 288.84 metra ndërsa po prodhohet energji me kapacitet të plotë.Korporata Elektroenergjitike ka realizuar edhe një proçedurë për të shitur energji elektrike për periudhën 16 deri në 22 janar. Nga ky tender është arritur të arkëtohen rreth 6 mln euro .Reshjet intensive ët shiut kanë shtuar prodhimin e energjisë edhe në hece të tjera private në vend por ende nuk kanë nisur shkarkimet.

NIVELI NË HECE
Fierzë 288.84 m
Koman 169.84 m
Vau i Dejës 72.31 m/abcnews.al/