Nxirrnin dhe përpunonin inerte pa dokumentet përkatëse, arrestohet pronari i një guroreje, në kërkim një tjetër

schedule14:52 - 18 Janar, 2023

schedule 14:52 - 18 Janar, 2023

Policia ka vënë në pranga një person në Krujë dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi u konstatua se nuk dispononim dokumentacion përkatës për guroret e tyre. Është arrestuar shtetasi B. B., 52 vjeç ndërsa është shpallur në kërkim I. L., 55 vjeç, pronari i një tjetër guroreje në të njëjtën zonë të Krujës.

“Operacioni, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive mjedisore, kryesisht të atyre me objekt shfrytëzimin e kundërligjshëm të guroreve, veprimtari e cila bëhet shkak për shkatërrimin e tokës dhe ndotjen e mjedisit.

Gjatë fazës së parë të këtij operacioni, janë konstatuar 2 gurore që nuk dispononin dokumentacionin përkatës për nxjerrjen dhe përpunimin e materialeve inerte dhe gurore.

Vihet në pranga pronari i njërës gurore dhe shpallet në kërkim pronari i gurores tjetër, subjekte të cilat u konstatuan pa dokumente për ushtrimin e aktivitetit dhe të cilat nuk ndodhen në territorin e zonës së mbrojtur.

Operacioni policor i koduar “Mjedisi”, vijon.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuara për evidentimin dhe ndëshkimin e subjekteve tregtare, gurore që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në kundërshtim me ligjin, duke u bërë shkak për shkatërrimin e tokës dhe ndotjen e mjedisit, kanë organizuar fazën e parë të operacionit policor të koduar “Mjedisi”.

Gjatë fazës së parë të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi B. B., 52 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në guroren që administrohej prej tij, në Krastë, Krujë, u konstatua se 52-vjeçari nuk dispononte dokumentacionin përkatës, për ushtrimin e aktiviteteve të nxjerrjes dhe përpunimit të materialeve inerte dhe gurore.

Po gjatë këtij operacioni, nga kontrollet intesive të ushtruara në terren, në një gurore tjetër, në Krastë, Krujë, që administrohej nga shtetasi I. L., 55 vjeç, banues në Fushë Krujë, u konstatua se 55-vjeçari nuk dispononte dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktiviteteve të nxjerrjes dhe përpunimit të materialeve inerte dhe gurore. Në momentin e kontrollit, shtetasi I. L. nuk ndodhej në ambientet e këtij subjekti. 55-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Operacioni “Mjedisi” do të vijojë deri në përfundim të kontrollit dhe të verifikimit të të gjitha subjekteve që ushtrojnë aktivitetet e nxjerrjes dhe të përpunimit të materialeve inerte dhe gurore.”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!