Mandati i Xhaçkës në Kushtetuese, përfaqësuesi i Kuvendit: Veprimet e familjarëve nuk përfshihen me ato të deputetit

schedule12:04 - 18 Janar, 2023

schedule 12:04 - 18 Janar, 2023

TIRANË – Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesën e grupit Alibeaj, i cili kërkon që kërkesën për shqyrtimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, ta sjellë Kuvendi.

Në argumentet e tij mbrojtës, përfaqesuesi Ligjor i këtij Grupi, Marash Logu thotë që Kuvendi nuk ka kompetencë të bllokojë një kërkesë për shqyrtimin e një kërkese për mandat deputeti.

Sakaq, përfaqësuesi Ligjor i Kuvendit, Erind Mërkuri, në interpretimin ligjor që i bën parashikimeve ligjore shprehet se: veprimet e familjarëve nuk mund të përfshihen te veprimet e deputetit.

“Pra, ndërsa opozita i sheh si veprime të lidhura, Kuvendi thotë jo, ato nuk jane te lidhura, pasi veprimet e familjarit jane me vete, dhe ato te deputetit me vete”u shpreh ai.

Ndërkohë mbrojtësi ligjor i ministres Xhacka, në këtë proces, Genc Çifligu u shpreh se dhënia e statusit investitor strategjik nuk ka të bëjë me veprimtari fitimprurëse

“Financimi është privat. Dhënia e stausit investitor startegjik nuk ka të bëjë me veprimtari fitimprurëse” u shpreh ai, dhe për këtë arsye i kërkon Gjykatës të rrëzojë kërkesën e PD.

Të dyja kërkesat e dorëzuara nga deputetët e Partisë Demokratike pretendojnë se Xhaçka ka shkelur Kushtetutën duke përfituar nga pasuritë publike, pasi bashkëshorti i saj fitoi statusin “investitor strategjik” dhe të drejtën për përdorimin e bregdetit para hotelit që do të ndërtojë në jug të vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!