Ushtria e Tajvanit publikoi të martën planet e reja, duke lejuar gratë të bëhen vullnetare për trajnimin e forcave rezervë për herë të parë, pasi Kina vazhdon të rrisë presionin ushtarak në ishullin e vetëqeverisur demokratik.
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se do të lejojë 220 gra të regjistrohen në trajnim duke filluar nga tremujori i dytë i këtij viti. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit ka trajnuar vetëm rezervistë meshkuj, sepse nuk kishte kapacitet të mjaftueshëm për trajnimin e të dyja gjinive.
Në dhjetor, Tajvani njoftoi se do të zgjasë periudhën e rekrutimit të detyrueshëm ushtarak për të gjithë burrat e kualifikuar nga katër muaj në një vit duke filluar nga viti 2024, dhe kërkesa do të zbatohet për personat e lindur pas 2005.
/abcnews.al