Po festonte ditëlindjen e vajzës së tij, raketat ruse i marrin jetën trajnerit ukrainas të boksit

schedule08:41 - 18 Janar, 2023

schedule 08:41 - 18 Janar, 2023

Një trajner ukrainas i boksit ka humbur jetën pas sulmeve me raketa ruse në Dnipro në ditën e ditëlindjes së vajzës së tij.  Në një video të fundit të postuar në rrjetet sociale, shihet vajza e tij duke buzëqeshur dhe duke fryrë qirinj në tortën e saj të ditëlindjes, ndërsa Korenovskyi qëndronte pas saj në kuzhinë, duke mbajtur një fëmijë tjetër në krahë.

Anëtarët e tjerë të familjes së Korenovsky nuk ishin në shtëpi kur ndërtesa u godit nga forcat ruse.

Sulmi ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse kundër civilëve që nga fillimi i pushtimit.

/abcnews.al