Pas të nxehtit që arriti temperatura rekord, Italia ashtu sikurse vende të tjera të Europës është përfshirë nga reshjet e dendura që kanë shkaktuar probleme në disa zona të vendit.
Reshjet të shoqëruara me erëra të forta kanë bërë që të shkulen pemë, të cilat kanë zënë poshtë automjete të ndryshme, ndërkohë që ujërat kanë vërshuar rrugëve duke marrë me vete automjetet.
Më i prekur rezulton qyteti i Peskarës, në rajonin e Abrucos, ku breshëri agresiv ka lënë të paktën 18 persona të lënduar. Sipas raportimeve të mediave italiane, kokrrat e breshrit kanë qenë sa ato të një portokalli dhe kanë plagosur edhe një grua shtatzënë.
Gjithashtu, ujërat kanë vërshuar në rrugë dhe parkingje, duke arritur në nivele që kanë mbuluar edhe makinat. Të shumta kanë qenë edhe problemet në qarkullimin rrugor. Në qytet dhe rrethina janë krijuar radhë të gjata për shkak të shikueshmërisë së dobët./ABC News Albania 24/7