Sipas gazetës italiane La Repubblica, Arsenali është rikthyer në sulm për Dusan Vlahovic, golashënuesin më të mirë të Juventusit, pasi është informuar se për ta larguar lojtarin nga Torino, do t’i duhet të paguajë 110 milionë euro.
Interesi i Topçinjve nuk është i ri dhe daton në sezonin e kaluar, kur sulmuesi luante për Fiorentinën.
Këtë sezon, Dushan Vlahovic ka realizuar gola dhe një asistim në dhjetë ndeshje për Bianconerët. /G.D abcnews.al/

