EMRI/ Arrestohet 34-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri në Sarandë, me precedentë në fushën e falsifikimit të dokumentave

schedule15:03 - 13 Janar, 2023

schedule 15:03 - 13 Janar, 2023

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi është kapur duke qarkulluar me armë zjarri.

Shtetasi Ardit Buqi, u ndalua nga policia në fshatin Gjashtë, dhe në automjetin e tij u gjet një armë zjarri Pushkë.

Po ashtu proceduar penalisht pasagjeri me iniciale F.GJ, për moskallëzim krimi.

Burime për ABC bëjnë me dije se autori ka precedentë të mëparshëm në fushën e falsifikimit të dokumentave.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Kontrolle të shtuara për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale.

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri, në automjet, arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit.

Procedohet penalisht pasagjeri, për moskallëzim krimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në të gjitha fushat, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet, kanë organizuar punën për lokalizimin e automjetit dhe ndalimin e drejtuesit.

Në rrugën e fshatit Gjashtë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin A. B. dhe pasagjer shtetasin F. Gj.

Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një armë zjarri pushkë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi A. B., 34 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Gj., 34 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.r.t/abcnews.al