TIRANË – Janari 2023 e gjen deputetin demokrat me një tjetër qëndrim brenda demokratëve.
Ndërsa një vit më parë, ndodhej brenda selisë, për ta mbrojtur atë nga mbështetës të foltores me në krye Sali Berishën, një vit më pas, i rreshtuar krah këtij të fundit ka shtrirë dorën e bashkëpunimit, ndërsa synon të marrë drejtimin e grupit parlamentar.
Ndërsa deri para pak kohësh ishte i pranishëm në mbledhjet e Alibeajt, sot Salianji ka nisur procedurat për shkarkimin e tij nga kreu i grupit parlamentar të PD-s, duke mbledhur firmat e demokratëve./abcnews.al