Kushi: Test psiko-social për mësuesit, personat me precedentë penalë s’do të punësohen

schedule13:11 - 12 Janar, 2023

schedule 13:11 - 12 Janar, 2023

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi në një konferencë që mbajti sot me ministren Bora Muzhaqi foli gjithashtu dhe për rastet e rëndë të dhunës dhe abuzimeve seksuale në institucionet arsimore. Për të shmangur ngjarje të tilla, ministrja tha se mësuesit do t’i nënshtrohen një testi psiko-social.

Bëhet fjalë jo vetëm për mësuesit që hyjnë për herë të parë në sistem. Në tre muaj punë provë, mësuesit do të vlerësohen sa i përket aspektit social. Ministrja u shpreh se personat me precedentë penalë, dhe nëse kanë kryer dënimin, nuk do të lejohen që të punojnë në institucionet arsimore.

“Për këtë arsye dhe në ligjin e ri që presim kemi përfshirë një nen ku të gjithë personat që kanë precedentë penalë të dhunës në familje, abuzimit seksual apo vepra penale ndaj institucioneve arsimore nuk lejohen të punësohen në institucione arsimore. Ka pasur raste dhe pas rehabilitimit të tyre.

Ka dhe raste të tjera që një mësues dhe pa pasur precedentë penale kryen vepër ndaj nxënësve dhe mësuesve. Për këtë arsye, përveç kritereve ligjore, kemi vendosur dhe testin psiko-social. Në tre muaj provë, vlerësohet nga një komision i posaçëm nëse i plotëson të gjitha kriteret sa i takon aspektit social dhe psikologjik.”, tha Kushi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!