Një baba hero ka shpëtuar familjen e tij dhe qindra të tjerë, pasi arriti t’i nxirrte në kohë nga uji, kur teksa po filmonte me dronin e tij, pa një peshkaqen gjigant, që po u afrohej atyre në breg, sipas mediave të huaja.
Elektricisti David Alphonoso ishte duke filmuar jetën e egër në zonën ku kishin shkuar për të pushuar kur papritur vuri re peshkaqenin, ndërsa gruaja e tij Kirsty, 28 vjeç dhe djali i tyre dyvjeçar Sonny po luanin buzë ujit.
Por, fatkeqësisht ai nuk ndodhej aty në atë moment, por mori gruan e tij në video-call duke i thënë të dalë menjëherë nga uji së bashku me djalin dhe gjithë pushuesit e tjerë. Davidi më pas përdori dronin e tij për të udhëhequr rojet e shpëtimit me një jetski deri te peshkaqeni, duke përdorur ndihmën edhe të një helikopteri.
Menjëherë ekipet e sigurisë ngritën alarmin e kuq dhe u dha urdhri i mbylljes së menjëhershme të plazhit Meelup, në Australinë Perëndimore, për katër orë, deri të kalonte rreziku.
/abcnews.al