Ish-sulmuesi i njohur italian Antonio Cassano ka folur në mbrojtje të sulmuesit të Interit, Romelu Lukaku.
I huazuar nga Chelsea, belgu ka vuajtur nga probleme dëmtimesh gjatë gjithë sezonit, për këtë arsye ai shfaqet rrallë në fushë.
“Lukaku duhet të luajë nga fillimi, jo të hyjë si zëvendësues. Ai nuk mund të futet shpejt në lojë dhe Simone Inzaghi e vë në pozitë të vështirë duke e lënë nga stoli. Lëvizje të tilla sigurisht që nuk e ndihmojnë Lukakun të jetë në formë”, tha Cassano për TMW.
Romelu Lukaku ka shënuar dy gola në shtatë ndeshje për Interin në sezonin aktual. /G.D abcnews.al/