Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ishte krahu i djathtë i Papës, ndërron jetë kardinali George Pell që ishte dënuar për abuzim seksual me djem të mitur

schedule08:44 - 11 Janar, 2023

schedule 08:44 - 11 Janar, 2023

Kardinali Gerorge Pell, ndërron jetë në moshën 81-vjeçare në Romë. Ai ishte zyrtari më i lartë i Kishës Katolike Romake dhe krahu i djathtë i Papa Françeskut, i cili u burgos për abuzim seksual ndaj të miturve në Australi.

“Me pikëllim të madh mund të konfirmoj se Shkëlqesia e Tij, Kardinali George Pell, vdiq në Romë në orët e para të mëngjesit”, tha kryepeshkopi australian Anthony Fisher në një deklaratë  për AFP.

“Ky lajm vjen si një tronditje e madhe për të gjithë ne,” shtoi Kryepeshkopi Fischer, duke u bërë thirrje besimtarëve të “luten për prehjen e shpirtit të kardinalit Pell”.

Siç raporton faqja zyrtare e lajmeve Vatican News në botimin e saj përkatës, George Pell vdiq për shkak të “komplikacioneve të një operacioni në kofshëm të cilit i ishte nënshtruar”.

Ai ishte dënuar për sulme seksuale ndaj djemve të mitur

George Pell, ish-ministri i financave i Vatikanit, i cili në kulmin e tij konsiderohej krahu i djathtë i Papa Françeskut, u dënua me gjashtë vjet burg në vitin 2019 për përdhunimin dhe sulm seksual të dy djemve të korit 13-vjeçar gjatë 1990 në Melburn.

Dënimi i tij, i cili u la në fuqi nga një gjykatë apeli, u rrëzua nga drejtësia australiane në vitin 2020 dhe prifti e rifitoi lirinë pas dymbëdhjetë muajve në burg. Ai në atë kohë kishte deklaruar se anulimi i dënimit të tij ishte një “padrejtësinë e madhe ndaj tij”.

I lindur në një qytet të vogël në shtetin e Viktorias, kardinali Pell, siç raportohet nga mediat vendase, ishte australiani i parë që arriti një pozicion kaq të lartë në hierarkinë e Kishës Katolike Romake, e cila konsiderohej grada e tretë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!