Vajza e ish-presidentit iranian Akbar Hashemi Rafsanjani është dënuar me pesë vite burg ditën e sotme. Akuzat kundër Faezeh Hashemi, një aktiviste e të drejtave të njeriut, nuk dihen ende, por prokurori publik i Iranit e paditi atë me akuzat për “propagandë kundër sistemit”, njoftoi agjencia e lajmeve ISNA.
“Pas arrestimit të Faezeh Hashemi, në rastin e saj të fundit, ajo u dënua me pesë vjet burg në fazën fillestare dhe dënimi nuk është përfundimtar”, tha avokatja e saj Nada Shams në Tëitter. Akuzat kundër saj “nuk janë korrekte duke pasur parasysh se aktgjykimi aktual nuk është përfundimtar”, tha Shams.
Hashemi u dënua me burg dhe u ndalua nga aktivitetet politike në vitin 2012, për atë që regjimi pretendoi se ishte “propagandë anti-shtetërore” që daton që nga zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të 2009-ës. Vendi është tronditur nga protestat antiqeveritare që shpërthyen shtatorin e kaluar pas vdekjes së Mahsa Amini.
Ajo u arrestua pasi kishte veshur hixhabin e saj “në mënyrë të papërshtatshme”. Demonstratat kanë paraqitur një nga sfidat më të mëdha për sundimtarët klerikë të Iranit që nga revolucioni i vitit 1979. /abcnews.al