I arrestuari mbrëmë në Lezhë, Antonio Leka, të cilit ju gjetën armë të mbushura, jelek antiplumb e minucioni luftarake mësohet se është një përson i cili ka kryer arsimin e lartë për drejtësi.
36-vjeçari i cili nuk ka pranuar të flasë para hetuesve se nga arriti t’i siguronte armët dhe cili ishte realisht synimi i tij, mësohet se ka edhe precedentë të mëparshëm kriminalë.
ABC mëson se Leka ishte një tip i mbyllur dhe shpesh shihej i vetmuar.
Precendët e mëparshëm kriminale lidhen me tentativë vrasje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike ku për këtë të fundit ka vuajtur një dënim të lehtë.
Gazetari i ABC, Gjergj Figuri ka qenë në lagjen e tij, por raporton se asnjë nga banorët e zonës nuk ka pranuar të flasë.r.t/abcnews.al