Si do të dukej bota jonë po të mos ishin zhdukur dinosaurët?

schedule16:54 - 9 Janar, 2023

schedule 16:54 - 9 Janar, 2023

Gjashtëdhjetë e gjashtë milionë vjet më parë, një asteroid gjigant e goditi Tokën me forcën e 10 miliardë bombave atomike, duke e ndryshuar rrjedhën e evolucionit. Qiejt u errësuan dhe bimët e ndaluan procesin e fotosintezës. Pasi bimët u thanë, ngordhën edhe kafshët që ushqeheshin me to.

U prish zinxhiri ushqimor, teksa u zhdukën mbi 90 për qind e të gjitha specieve. Të gjithë dinosaurët, përveç disa lloje zogjsh, u zhdukën. Gjithsesi ajo ngjarje katastrofike bëri të mundur evolucionin njerëzor. Gjitarët e mbijetuar lulëzuan, duke përfshirë proto-primatët të vegjël që do të evoluonin tek ne.

Imagjinoni për një moment sikur ai asteroidi të kishte goditur Tokën, dhe dinosaurët të mbijetonin. Imagjinoni grabitqarët shumë të evoluar që vendosnin flamurin e tyre në Hënë.

Kjo mund të tingëllojë si një fantashkencë e keqe, por ka të bëjë me disa pyetje shumë të thella filozofike rreth evolucionit.

A është njerëzimi këtu rastësisht, apo është i pashmangshëm evolucioni i përdoruesve inteligjentë të mjeteve? Truri, mjetet, gjuha dhe grupet e mëdha shoqërore na bëjnë speciet dominuese të planetit. Sot planeti banohet nga 8 miliardë njerëz në 7 kontinente.

Sipas peshës, ka më shumë njerëz se të gjitha kafshët e egra. Ne njerëzit e kemi modifikuar gjysmën e tokës së Tokës për të ushqyer veten. Ju mund të thoni se krijesa si njerëzit ishin të detyruar të evoluonin. Gjatë viteve 1980, paleontologu Dejl Rasëll propozoi një eksperiment mendimi në të cilin një dinosaur mishngrënës evoluoi në një përdorues inteligjent të mjeteve. Ky “dinosauroid” ishte me tru të madh me gishta të mëdhenj dhe ecte drejt.

Nuk është e pamundur por nuk ka shumë gjasa të ndodhte. Biologjia e një kafshe e kufizon drejtimin e evolucionit të saj. Pika juaj e fillimit e kufizon pikëmbërriten tuaj përfundimtare. Kështu nëse e braktisni universitetin, me siguri që nuk do të jeni një neurokirurg, avokat apo shkencëtar raketash në NASA.

Por mund të bëheni një artist, aktor ose sipërmarrës. Rrugët që ndjekim në jetë hapin disa dyer dhe mbyllin disa të tjera. Kjo është gjithashtu e vërtetë edhe për evolucionin. Për shembull marrim madhësinë fizike të dinosaurëve.

Duke filluar nga Epoka Jurasik, dinosaurët sauropodë, Brontosaurët dhe të afërmit, evoluannë gjigantë 30-50 tonësh deri në 30 metra të gjatë, 10 herë më shumë se sa pesha e një elefanti dhe e gjatë sa një balenë blu. Kjo ndodhi në grupe të shumta, përfshirë Diplodocidadët, Brakiosauridët, Turiasauridët, Mamenkisauridët dhe Titanosauriadët.

Kjo ndodhi në kontinente të ndryshme, në periudha të ndryshme dhe në klima të ndryshme, nga shkretëtirat tek pyjet e shiut. Por dinosaurët e tjerë që jetonin në këto mjedise nuk u bënë super–gjigantë.

Fija e zakonshme që i lidhte këto kafshë me njëra-tjetrën, ishte se ato ishin sauropodë. Diçka që kishte lidhje me anatominë e sauropodit – mushkëritë, kockat e zbrazëta me një raport të lartë forcë ndaj peshës, metabolizmi ose të gjitha së bashku – e zhbllokuan potencialin e tyre evolucionar.

Kjo u dha mundësi që të rriteshin në një mënyrë që asnjë kafshë tokësore nuk e kishte pasur kurrë më parë. Po kështu, dinosaurët mishngrënës evoluan në mënyrë të përsëritur në grabitqarë të mëdhenj, dhjetë metra të gjatë dhe shumë-tonësh.

Mbi 100 milion vjet, megalosauridet, alosauridet, karkarodontosauridet, neovenatoridët dhe më në fund tiranozaurët evoluan në grabitqarët gjigantë. Me kalimin e kohës, dinozaurët treguan një prirje të dobët drejt rritjes së madhësisë së trurit.

Dinozaurët Jurasikë si Alosaurus, Stegosaurus dhe Brakiosaurus kishin një tru të vogël.

Nga Kretaku i vonë, 80 milionë vjet më vonë, tiranosaurët dhe rosat evoluan drejt një truri më të madh. Por pavarësisht nga madhësia e tij, truri i T.Rex ende peshonte vetëm 400 gram. Një tru i Velociraptor peshonte 15 gramë

Sot truri mesatar i njeriut peshon 1.3 kilogramë. Me kalimin e kohës dinozaurët pësuan ndryshime të reja. Kështu barngrënësit e vegjël u bënë më të zakonshëm, ndërsa zogjtë u diversifikuan. Format e tyre me këmbë të gjata evoluan më vonë, duke sugjeruar ekzistencën e një gare të fortë midis grabitqarëve

Ndërkohë dinosaurët duket se kanë pasur jetë sociale gjithnjë e më komplekse. Ata filluan të jetonin në tufa dhe evoluan për të pasur brirë të përpunuar për luftime dhe shfaqje. Por duket se ata kanë përsëritur veten, duke evoluar në barngrënës gjigantë dhe mishngrënës me tru të vogël.

Sot kemi pak të dhëna nga rreth 100 milionë vite histori të dinosaurëve, dhe nuk mund ta dimë me siguri nëse ata do të kishin bërë diçka krejtësisht të ndryshme nëse nuk do të ishte përplasur asteroidi. Ne me siguri do të kishim ende barngrënësit super–gjigantë me qafë të gjatë dhe grabitqarët e mëdhenj të ngjashëm me tiranozaurët.

Ata mund të kishin evoluar drejt një truri pak më të madh, por ka pak prova se ata do të kishin evoluar drejt specieve gjeniale. Nuk ka gjasa që ata të zinin vendin e gjitarëve. Dinozaurët kishin monopolin në mjediset e tyre deri në fund, kur erdhi asteroidi. Ndërkohë gjitarët, kishin kufizime të ndryshme.

Ata nuk kanë evoluar asnjëherë në barngrënës dhe mishngrënës super–gjigantë. Por në mënyrë të përsëritur kanë evoluar për të pasur një tru më të madh. Truri masiv (si i madh apo më i madh se i yni) evoluoi tek orkat, balenat, elefantët, fokat leopard dhe majmunët.

Sot, disa pasardhës të dinosaurëve – zogj si sorrat dhe papagajtë – kanë një sistem nervor kompleks. Ata mund të përdorin mjete të ndryshme, të flasin dhe të numërojnë. Por janë gjitarët si majmunët, elefantët dhe delfinët, që evoluan për të pasur një tru më të madh dhe sjellje më komplekse.

Pra, a solli eliminimi i dinosaurëve evoluimin e gjitarëve në aspektin e inteligjencës? Ndoshta jo. Pikat e fillimit mund të kufizojnë destinacionin, por ato as nuk e garantojnë këtë të fundit. Stiv Xhobs, Bill Gejts dhe Mark Zukerberg e braktisën dikur universitetin.

Por nëse do të ishte e vërtetë që braktisja ju bën automatikisht një multimiliarder, atëherë çdo njeri që e ka braktisur universitetin do të ishte i pasur. Edhe kur ia nisni nga vendi i duhur, keni nevojë për mundësi dhe fat. Historia evolucionare e primatëve sugjeron se evolucioni ynë ishte gjithçka tjetër veçse jo i pashmangshëm. Në Afrikë, primatët evoluan në majmunë me tru të madh dhe mbi 7 milionë vjet më parë, krijuan njerëz modernë.

Por diku tjetër evolucioni i primatëve mori rrugë shumë të ndryshme. Kur majmunët arritën në Amerikën e Jugut 35 milionë vjet më parë, ata sapo evoluan në shumë lloje majmunësh. Dhe primatët mbërritën në Amerikën e Veriut të paktën tre herë të veçanta, 55 milion vjet më parës, 50 milionë vjet më parë dhe 20 milionë vjet më parë. Megjithatë, ata nuk evoluan në një specie që prodhon armë bërthamore dhe telefona inteligjentë. Përkundrazi, ata u zhdukën për arsye që ende nuk i kuptojmë.

Vetëm në Afrikë, evolucioni i primatëve mori një drejtim unik. Diçka në lidhje me faunën, florën ose gjeografinë e Afrikës e nxiti evolucionin e majmunëve: primatët tokësorë, me trup të madh, me tru të madh, dhe që përdornin mjete. Edhe me zhdukjen e dinosaurëve, evolucioni ynë kishte nevojë për kombinimin e duhur të mundësive dhe fatit.