Nuk duhet të jetë alibi, por dëmtimi i gjatë i Chiesa-s, ndalimi i Vlahovicit dhe problemet fizike të Pogba-s peshuan rëndë.
Chiesa është rikthyer, Vlahovic duhet të jetë pothuajse gati dhe Pogba është shumë afër rikthimit.
Agjentja e tij, Rafaela Pimenta, ka folur në mikrofonat e Rai Sport për mesfushorin francez.
“Kur Paul e kuptoi se nuk mund të garonte në kampionatin botëror, ai kaloi momente shumë të këqija. E jetoi thuajse sikur të ishte zi. Isha pranë tij, më pas ai e kuptoi dhe reagoi si kampion. Tani ai është gati për një sezon me Juventusin”, thotë Pimenta. /G.D abcnews.al/