Një tjetër vdekje misterioze, makina përplas aleatin e Putin, ndërron jetë në spital

schedule20:42 - 6 Janar, 2023

schedule 20:42 - 6 Janar, 2023

Ish-kryeministri i një rajoni rus të pasur me naftë ka vdekur pasi u përplas nga një makinë teksa po kalonte një rrugë.

Magomed Abdulayev, 61 vjeç, është i fundit nga një varg figurash elitare pranë regjimit të Vladimir Putin që kanë vdekur në rrethana misterioze javët e fundit.

Abdulayev, një aleat i ngushtë i kukullës së Putinit, Dmitry Medvedev, u godit nga një makinë Niva në qytetin Makhachkala në Detin Kaspik.

Ai u dërgua në spital por vdiq nga plagët e rënda që kishte marrë.

Ai kishte kaluar rrugën Gadzhiev në një pikë të paautorizuar, thanë raportet.

Nuk u bë e ditur nëse shoferi, i raportuar të jetë 55 vjeç, u ndalua apo u mor në pyetje nga policia.

Abdulayev ishte kryeministër i rajonit të pasur me naftë Dagestan nga viti 2010 deri në vitin 2013 dhe u emërua kur Medvedev ishte nominalisht në krye të Kremlinit.

Ata e kishin njohur njëri-tjetrin që kur ishin studentë të diplomuar në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgut, thonë raportet./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!