Lionel Messi kthehet në Francë për t’iu bashkuar PSG-së. Lojtari u pa në aeroport. Më parë, klubi i lejoi kampionit të botës të zgjasë pushimet dhe të humbasë dy ndeshje.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë pritet të zbarkojë në Francë të martën në mëngjes dhe të kthehet në stërvitje me PSG-në më vonë gjatë ditës. Parisienët do të luajnë në Coupe de France kundër Chateauroux më 6 janar.
Pas humbjes 3-1 ndaj Lance në Ligue 1, Christophe Galtier konfirmoi se mezi pret kthimin e Leos më 3 janar:
“Ne do të jemi shumë të lumtur që ai të kthehet. Leo do të na bashkohet më 3 janar. Sigurisht, ai do të pritet mirë në Parc des Princes. Ai fitoi trofeun më prestigjioz, duke u shfaqur në mënyrë perfekte në Kampionatin Botëror. Tani që Leo e ka arritur këtë qëllim të jashtëzakonshëm, duhet të kujtojmë se çfarë ka bërë për klubin që nga fillimi i sezonit”. /G.D abcnews.al/