Prej javësh tashmë, bordi drejtues i Milanit është fokusuar në rinovimin e kontratës së Rafeal Leaos, me “luzitanin” që është një nga emrat kryesorë në tregun Evropian të merkatos.
Sipas mediave italiane, “kuqezinjtë” janë ende të paqartë për Leaon, kështu që kanë gati një “plan B”, i cili vjen nga Austria.
Më konkretisht bëhet fjalë për sulmuesin e Red-Bull Salzburg, 22-vjeçarin, Noah Okafor, i cili me paraqitjet e tij këtë sezon në kampionat, por edhe në Champions League ka mahnitur bordin milanez dhe mund të jetë një nga opsionet që do të zëvendësojë Rafel Leaon, në rast largimi. /i.m /abcnews.al