Pas Kosovës edhe Shqipëria anullon pjesëmarrjen në SEECP në Bosnje

schedule15:19 - 7 Korrik, 2019

schedule 15:19 - 7 Korrik, 2019

 

Pas Kosovës, edhe Shqipëria anulon pjesëmarrjen në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili organizohet nga Bosnje Hercegovina.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj. Në një postim në Twitter, ministri në detyrë shkruan se trajtimi i Kosovës nga organizatorët, është i papranueshëm.

Cakaj thotë se ky trajtim shkon kundër synimit për të krijuar një atmosferë besimi, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe stabilitet. Ministri në Detyrë Cakaj shkruan se nuk mund të ketë bashkëpunim pa trajtim të barabartë.

Qëndrojmë së bashku,” përfundon Cakaj në Twitter.

Një ditë më parë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kishte njoftuar se ishte ftuar të merrte pjesë në samit me një shënim shpjegues pranë emrit të Kosovës, në dallim nga shtetet e tjera. Për këtë shkak, Kosova refuzoi ftesën./ABC News Albania 24/7