Lojtarët e Barcelonës nuk patën asnjë ditë pushim më 1 janar.
Xavi, konsideroi se lojtarët duhet të shkojnë në stërvitje pas humbjes së pikëve në ndeshjen e djeshme me Espanyol (1:1). Para kësaj, supozohej se lojtarët do të mund ta kalonin 1 janarin me familjet e tyre.
Rezultati i derbit tronditi Xavin dhe planet ndryshuan. Lojtarët janë thirrur në stërvitje, e cila do të nisë në orën 18:00. /G.D abcnews.al/