Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky i drejtohet rusëve ndërsa shpërthimet trondisin Ukrainën: Putin fshihet pas ushtrisë

schedule20:29 - 31 Dhjetor, 2022

schedule 20:29 - 31 Dhjetor, 2022

Volodymyr Zelensky ka denoncuar sulmet në Ulrainë dhe ka akuzuar Vladimir Putinin pasi shpërthimet tronditën qytetet në gjithë vendin gjatë ditëve të fundit të viti.

Njerëzve anembanë Ukrainës iu kërkua që të fshiheshin natën e Vitit të Ri mes asaj që zyrtarët ukrainas thanë se ishte një breshëri raketash ruse.

Një person është vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur pas shpërthimeve në Kiev, sipas kryebashkiakut Vitali Klitschko.



Në një video-mesazh në Telegram, Zelensky u zotua se Rusia do të humbiste dhe “shteti terrorist” nuk do të falej.

Ai shtoi: “Faleminderit të gjithëve që mbroni Ukrainën! Faleminderit të gjithëve që janë në vijën e parë!”

Ai vlerësoi gjithashtu punëtorët e energjisë që kanë riparuar dëmtimet në rrjetet e energjisë të Ukrainës pas valëve të sulmeve ruse.

Duke kaluar në rusisht, ai dukej se iu drejtua qytetarëve të zakonshëm përtej kufirit, duke thënë se Vladimir Putin “fshihet pas ushtrisë” dhe “djeg” të ardhmen e vendit të tyre.

Sulme u raportuan gjithashtu në rajonet Zaporizhzhia dhe Khmelnytskyi të Ukrainës.

Klitschko tha më herët përmes llogarisë së tij në Telegram: “Ndërtesat e dy shkollave në distriktin Solomyansk të kryeqytetit, një në Pechersk, pësuan dëmtime të shkallëve të ndryshme. Ka një kopsht fëmijësh në distriktin Solomyan. Nuk ka viktima në këto objekte.”

“Si pasojë e sulmit rus ndaj objekteve civile në kryeqytet, një person vdiq, 20 u plagosën. 14 viktima u shtruan në spital, gjashtë u trajtuan nga mjekët në vend.”

Më shumë shpërthime u dëgjuan në kryeqytet dhe rajonin përreth pas valës së parë të sulmit raketor të Rusisë, raportoi Reuters.

Raportet vijnë pas një sërë sulmesh raketore ruse në ditët e fundit, me bombardimet më intensive ajrore të luftës, sipas zyrtarëve ukrainas./abcnews.al/

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!