Etrit Berisha kalon në huazim te skuadra e Spal në Serinë A

schedule20:44 - 6 Korrik, 2019

schedule 20:44 - 6 Korrik, 2019

Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit Etrit Berisha është zyrtarisht një lojtar i Spal në Serinë A. Berisha u largua nga Atalanta pas tre sezonesh.

Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha është prezantuar si futbollisti më i ri i skuadrës së SPAL. 30 vjeçari është huazuar për një sezon tek italianët që edhe sezonin e ardhshëm do të marrin pjesë në Serinë A. Etriti u aktivizua për tre sezone me skuadrën e Atalantës, ku në dy prej tyre luajti si titullar madje zhvilloi paraqitje fantastike deri në momentin që e humbi vendin e titullarit përballë gardianit golin çka ndikoi edhe në largimin nga Bergamasket. Forma e dobët e Berishës ndikoi edhe në kombëtare ku Strakosha ka fituar vendin e titullarit. 30 vjeçari është parashikuar të luaje si titullar sezonin e ardhshëm me Spal.

Spal është skuadra e katërt ne karrierën e portierit të kombëtares pasi më parë është aktivizuar me Kalmar, Lacion Atalantën dhe së fundmi ka nisur aventurën me skuadrën tjetër italiane të Spal. /ABC News Albania 24/7