Është hequr barrikada në Zupç, e cila ka qenë vendosur në rrugën që të çon për në pikën kufitare në Bërnajk. Barrikada më e madhe e vendosur në Rudarë, nga grupe të caktuara kriminale, dje është larguar nga vetë ata që i kanë vendosur.
Sipas raportimeve nga mediat, tashmë ka nisur normalisht qarkullimi në këtë zonë. Shumica e barrikadave u vendosën 20 ditë më parë për shkak të arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç, që dyshohet për terrorizëm, i cili është lënë në arrest shtëpiak.
Ai dyshohet se organizoi sulm terrorist në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës po priste KFOR-in që të largonte barrikadat. Por ishte ndryshimi i aktakuzës të policit nga paraburgimi në arrest shtëpiak, që shërbeu si “shkëndijë” për heqjen e tyre. /abcnews.al