Nutricionistja: Çdo mëngjes duhet të pini një gotë ujë të ngrohtë

schedule23:17 - 29 Dhjetor, 2022

schedule 23:17 - 29 Dhjetor, 2022

Shumë njerëz preferojnë ta fillojnë ditën me një gotë ujë të ngrohtë dhe kjo sipas ekspertëve jo vetëm që ndihmon në shuarjen e etjes, por gjithashtu besohet se ka përfitime të shumta shëndetësore, duke përfshirë edhe humbjen e peshës.

Ekspertët thonë se nëse është e mundur kjo duhet të bëhet në stomak bosh, shkruan Indianexpress. Ndërkaq, nutricionistja Karishma Shah tha se efekti është i njëjtë sikur i atij të ujit të ftohtë dhe të ngrohtë.

“Uji me çdo temperaturë është i mirë, përderisa pini ujë pasi zgjoheni”, u shpreh ajo.

Ajo u shpreh se e rëndësishme është që trupi të mbahet i hidratuar.

“Është e vetëkuptueshme që trupi kërkon më shumë ujë në verë, veçanërisht pas një seance stërvitjeje, qëndrimi në diell për një kohë të gjatë ose djersitje të tepërt. Përsëri, temperatura e ujit nuk luan ndonjë rol, ajo që ka rëndësi është që ta mbani trupin të hidratuar. Mbajeni një shishe afër vetës”, u shpreh tutje ajo.